top of page

 LLAFE DHE CAJ

Shif e shkruj kur i thojne

Disa shkrime rastesore nga nje person rastesor me jete rastesore. Mire se te na vini!!!

Home: Welcome
Home: Blog2

1 Muaj Karantine

  • Writer: Aaliyah Ferunaj
    Aaliyah Ferunaj
  • Apr 14, 2020
  • 5 min read



Photo byKate TrifofromPexels



Ckemi. Si ju kam?

 U be ca kohe qe nuk ju kam pershendetur nga ktej. Arsyeja? Te them te drejten nuk e di. Gjate kesaj kohe I kam bere disa tentativa per disa shkrime, por asnjera prej tyre nuk me eshte dukur e duhura. Rezistova sa rezistova dhe mesa duket nuk mundesha me. Do e bej dhe une nje postim per karantinen. Mbas nje muaji ne kete gjendje une tani po e shkruaj dicka.

  A besoni dot qe ka kaluar nje muaj qe kur ne jemi mbyllur ne shtepite tona? Te them te drejten as une. Koha ne fakt eshte nje iluzion mjaft interesant. Here me duket sikur kam nje kohe shume me te gjate e here me duket sikur nuk kane kaluar me shume se disa dite. Nese do me pyesni si jam pergjigjen do ju a jap ne anglisht ( sepse nuk e di te barasvlefshmen e kesaj fraze ne shqip). I AM HANGING IN THERE. Besoj perkthimi me I mire qe mund ti bej kesaj fjalie eshte: JAM OK DERI DIKU.

  Me pelqen ti bej pak gjerat dramatike, por gjendja nuk eshte aq rende. Fundja fundit une ende nuk I kam lyer serisht vete floket. Ky eshte nje aktivitet qe e bej vetem ne kushte ekstreme te “nuk kam me se te merrem”. Zakonisht trajtimin e flokeve te mia ja lej ne dore dikujt qe merr vesh.  

  Po tregohem e sinqerte me ju. Shumicen e kesaj kohe e kaloj duke ngrene, ne celular ose ne Netflix. Kjo normalisht ndodh kur une nuk e planifikoj diten.

Dhe ketu sapo kemi hyre te nje nga gjerat qe kam mesuar gjate karantines qe une duhet te bej. Kjo eshte planifikimi I dites time. Ne qofte se une nuk e bej kete gje, atehere probabiliteti qe une te shpenzoj me shume se 2 ore duke pare video te ndryshme ne TikTok eshte tejet I larte. Te them te drejten ende nuk jam nje adhuruese e madhe e planeve, por qe me duhet te jem e sinqerte me veten. Te planifikoj diten time eshte dicka qe me duhet ta bej me patjeter. Kjo eshte nje menyre mjaft e mire per mua qe tu jap pak varietet diteve te mia. Cdo dite, sajoj nje aktivitet qe nuk e kam bere ditet e meparshme ne menyre qe gjithmone te kem dicka te re me se te merrem.

 Gjithashtu interneti ka qene nje menyre mjaft e mire per mua qe te kaloj kohen. Mund te kem bere tashme nuk e di sa “internet challenges”, si e si qe te luftoj monotonine. Po jam fajtore dhe per perdorimin e TikTok, dhe jo nuk e perdor vetem per te pare videot e te tjerve, por gjithashtu bej dhe vete ndonjehere. Te them te drejten I kuptoj mjaft mire tashme se perse njerezit jane te fiksuar me kete aplikacion. Personalisht e shoh si nje menyre mjaft te mire per te shprehur kreativitetin dhe per tu argetuar.

 Kjo kohe ne izolim me ka dhene gjithashtu mundesine qe te gjej kohe per gjera te cilat me perpara nuk mundesha. Kam perfunduar diku te 5 seriale te ndryshme dhe jam ne perfundim te nje libri I cili me kishte marre rreth 3 muaj per te lexuar vetem gjysmen e tij. ( Nuk jam krenare qe ta permend kete te fundit sepse me pare nje liber I tille do me kishte marre vetem 1 muaj per tu mbaruar, por gjithsesi. ) Besoj se te gjithe ne here pas here e kemi kapur veten duke menduar qe nuk kemi kohe per te bere nje gje ose nje tjeter, qofte kjo per te pare ato filmat qe I kemi vene te lista ose per te degjuar ate albumin qe doli ne fillim te vitit dhe te gjithe po flisnin rreth tij. Epo, tani nuk kemi me justifikime sepse koha eshte nje nder gjerat qe kemi me bollek gjate kesaj periudhe.

  Besoj se shume prej nesh kane pare dhe ato meme qe tregojne sesi ai/ajo qe pelqen nqs nuk te shkruan gjate karantines atehere nuk ja vlen. ( dicka e tille ) Populli jone ka nje shprehje mjaft te bukur qe thote: “Shakaja gjysma e se vertetes.” Kjo meme mund te merret perbaze edhe kur vjen fjala per miqesite. Gjithmone kam qene e mendimit qe here pas here ekzistojne periudha kur duhen kontrolluar njerezit qe bejne pjese ne rrethin e ngushte. Le te kalojme prape ne anglisht. Here pas here duhet bere ajo qe quhet “VIBE CHECK”. E ku ka kohe me te mire per ta bere kete sesa tani? Fundja fundit jemi te gjithe te lire dhe mjetet e komunikimit nuk mungojne. Besoj qe kjo eshte koha me e mire per te marre vesh se kush me te vertete interesohet per ty dhe kush jo. Prape se prape, kjo nuk do te thote qe duhet te presesh gjithmone qe te tjeret te te kontaktojne ne fillim. Mbase mbase ndonjehere duhet ta besh edhe ti kete gje.

 Me qene se jemi duke folur per miqesine. Te gjithe ne mund ta perdorim kete kohe per te kultivuar pak ato miqesi qe mbase I kemi lene pas dore. Besoj te gjithe ose shumica prej nesh kane nga ata miq qe jetojne ne shtete te tjera dhe qe nuk I kemi pare prej kohesh. Kjo eshte periudha me e mire per ti kontaktuar. Sic e permenda dhe me pare jetojme ne nje kohe ku teknologjia na I ka bere gjerat me te lehta se kurre. Justifikimi “nuk kam kohe” tashme nuk hyn me ne pune. Aktivitetet e perditshme qe kemi pasur dikur per momentin nuk jane me. Keshtu qe, kujtohu pak per ata persona te cilet mund ti kesh lene ne harrese. Nje telefonate me video nuk do te te kushtonte asgje.

 Nje tjeter aktivitet qe merr shume nga koha ime tani gjate periudhes se karantines eshte edhe “self-care” ( ose ne shqip kujdesi per veten ). Nje nga menyrat me te mira per te mbushur kohen e diteve te mia eshte pergatitja e maskave per kujdesin e lekures ne shtepi ose perdorimi I atyre qe jane te gatshme, ne sfond nje muzike e mire dhe pse jo edhe qirinj aromatike. Sic e thashe edhe ne fillim ende nuk kam lyer floket, por besoj se nese kjo gjendje vazhdon edhe pak, do I lyej. Gjithashtu I kam lene vend edhe meditimit ( nje nder aktivitetet e mia te preferuar per te pastruar mendjen kur I thojne ). Karantina ka bere te veten dhe kam filluar edhe yoga, qe me eshte dukur nje nderthurje mjaft interesante midis aktivitetit fizik, mendor dhe atij spiritual.

  Kete blog une e kam nisur si nje forme per te shprehur pa filtra veten time, keshtu qe ne kete postim do tregohem 100% e sinqerte. Une ende dal jashte, por vetem per te vajtur ne pune, ku normalisht ruaj nje distance mjaft te konsiderueshme nga te tjeret. ( ne fakt kjo eshte dicka qe e kam bere qe para se virusi te shfaqej ne vendin tone ). Gjate diteve te javes te vajturit ne pune me merr pjesen me te madhe te dites, duke qene se ka nje distance te konsiderueshme nga shtepia ime dhe mjete te transportit nuk ka me. ( une nuk kam patente njerez te dashur ). Gjithsesi gjate fundjaves une jam ne kushte te izolimit dhe distancimit social ne maksimum.

 Do te doja ta mbyllja kete postim me nje thirrje te vogel. Nuk keni pse te dilni nga shtepia pa arsye dite per dite. Nuk keni pse te shisni mend me leje daljet tuaja. Nese behemi te forte dhe qendrojme te gjithe neper shtepi atehere do te mundemi te rikthehemi ne nje gjendje afer normales shume shpejt dhe do te kemi mundesi qe te fitojme serisht lirine. E kuptoj mjaft mire qe merzitemi dhe shpesh here nuk kemi cfare te bejme, por besoj se gjithmone mund te gjejme dicka per te bere. Fundja, krijoni dicka, mesoni dicka te re dhe me e rendesishmja KUJDESUNI PER VETEN.

Comments


Subscribe Form

Stay up to date

Home: Subscribe
Home: Instagram

Thanks for submitting!

Home: Contact

Subscribe Form

©2020 by Llafe Dhe Caj. Proudly created with Wix.com

bottom of page