Rrenjet e nje "Wanderlust"
- Aaliyah Ferunaj
- Jan 27, 2022
- 3 min read
Qe e vogel jam rritur me ate imazhin e nje personi me jeten stabil, qofte ne libra qofte edhe ne filma. Me nje jete stabil nuk nenkuptoj nje personi me nje jete te qete ku duket se asgje nuk ndodh ne te, por e kam fjalen per nje person i cili pjesen me te madhe te jetes se tij e ka kaluar ne te njejtin vend. Per nje arsye ose tjetren kjo gje nuk ndodhi me mua.
U largova nga vendlindja ime, Tirana, qe ne moshen 15 vjecare, per te shkuar diku mjaft larg e totalisht e vetme. Arsyeja? Besoj si te gjithe ata qe largohen edhe une isha ne kerkim te dickaje me te mire e te nje ndjenje ndryshe. Fundja vjen nje moment ne te cilin te gjithe kemi nevoje per nje ndryshim e ky moment per dike vjen me heret e per dike me vone. Une bera pjese ne ate grupin e pare.
Qe prej asaj moshe une tashme e shihja vendin dhe shtepine time vetem disa jave ne vit, e kjo gje nuk me shqetesonte aspak. Me pas, pas disa vitesh rikthehem serisht ne vendin nga i cili erdha, me ide akoma edhe me te mjegullta se cfare deshiroja te beja ne te ardhmen. Viti i pare nuk ishte shume i veshtire. Ende e ruaja ate adrenalinen qe kisha mare nga ajo periudhe larg. Ne vitin pasardhes kjo gje ndryshoi. Dukej sikur ne nje fare menyre truri im e kishte kaluar tashme ate periudhen e qetesise dhe deshironte qe une te kthehesha ne te vetmen gje stabile qe une kisha krijuar, levizshmeria.
Besoj se kjo tendence ka qene tek une qe ne femijerine e hershme. Apasionimi im pas mjeteve fluturese besoj duhej te ishte nje tregues mjaft i mire i asaj qe me priste ne te ardhmen. Interneti ka qene mjaft bujar me persona si une, persona te cilet deshirojne qe te mos jene kurre ne te njejtin vend. Interneti na ka quajtur wanderlust. Si une, ashtu edhe ti shpesh here jemi ndeshur me kete fjale. Interneti sigurohet te na tregoje se sa e mrekullueshme eshte te jesh nje person i tille. Ne fakt eshte dicka e mrekullueshme te kesh mundesine dhe nje goxha vullnet per te shkuar gjithnje diku larg, ose thjesht sa me larg asaj me te cilen je mesuar.
Por a eshte gjithnje keshtu?
Ne shume raste teksa udhetoja shihja banesat e shtepite pergjate rruges ne te cilen levizja. Cdo drite qe dukej gjate mbremjes mbarte per brenda nje histori, nje histori qe dukej se kishte hedhur rrenje prej vitesh. Perfytyroja njerez, te cilet, ndryshe nga une, nuk ishin duke shkuar diku, por ishin duke u qetesuar nga dita qe kishin lene pas dhe te gatshem per te perseritur te njejten rutine per sa kohe te ishte e mundur.
Teksa imagjinoja dicka te tille, shpesh here krijohej nje monolog i brendshem ne trurin tim. Jo rralle here nje pjese e vetes sime ka deshiruar qe dhe une te isha si ata, mos te isha duke levizur gjithnje, por te hidhja rrenje diku. Nje pjese e vetes sime ka dashur qe te kisha dhe une shoqeri prej me shume se 10 vitesh, te kisha prane njerez qe me kishin pare ne te gjitha fazat e mia e te kishin qene deshmitare te shume gjerave qe mund te ndodhin gjate nje kohe kaq te gjate. Kjo ndjenje sikur theksohej edhe ne rastet kur degjoja te tjeret teksa flisnin per shoqerite e tyre qe dukeshin sikur ishin shekullore.
Ne keto vitet e fundit nuk ka qene situata me e favorshme per tu larguar diku. Dikush fare mire mund te kete mundesine per te filluar e hedhur keto rrenje ne keto rrethana. Deri ne nje fare momenti e kam pasur nje mendim te tille, por sa me shume qe perpiqem, arrij te kuptoj dicka. Mbase dashur pa dashur, kam arritur qe te hedh rrenje. Mbase kjo gje ka ndodhur ne nje menyre komplet rastesore e te pavetedijshme. Mbase rrenjet i kam hedhur ne levizshmeri. Serisht, e tere kjo mbetet nje mbase.
Nuk e di dhe per sa do jem ketu, por te pakten e di qe kur te vije momenti per te levizur do kem serisht te njejtat dilema si me pare, por mbase kjo eshte menyra ime per te hedhur rrenjet e mia.
Comentarios