Perkohshmeri
- Aaliyah Ferunaj
- Sep 5, 2021
- 2 min read

Ja me ne fund pas nuk e di sa muajsh po ulem te shkruaj dicka. Te them te drejten nuk e di nese do e postoj diku kete shkrim, por besoj qe eshte mire thjesht sa per te filluar rikthimin ne rrjedhen e dikurshme, ose te pakten te perpiqem. ok, ne fakt per te qene komplet e sinqerte, keto fjali kam qene duke i shkruajtur 10 minuta para se te mbaronte orari i punes. ( Nese ndonje nga puna e sheh kete postim, me falni!) Po fundja, c'faj kam une qe pikerisht tani pata nje mini mendim?
Sado i vogel qe eshte, prape se prape eshte mendimi i pare mbas disa muajsh qe ja vlen te shprehet me fjali dhe paragrafe. E dija qe do te ishte nje pauze e perkohshme (e perkohshme, ashtu sic eshte cdo gje ne jeten time. ) Nese me pyesni se perse ndodhi kjo pauze, te them te drejten nuk do mundesha ti vija gishtin nje ose disa arsyeve specifike. Shpesh here them qe thjesht nuk kam pasur frymezim, por besoj qe thjeshte kam pertuar qe ta kerkoj ate.
Ne fakt edhe kete shkrim e nisa para disa kohesh dhe tani thjesht e gjeta dhe e ndjeva qe me duhej ta vazhdoja. Duket thuajse si nje nga ato mesazhet e cuditshme qe universi na i dergon gjithnje, por ne e kemi te veshtire ti deshifrojme ne menyren e duhur.
Pra, perkohshmeria, nje koncept shume relativ, nje koncept i cili bie ndesh me parimin baze te energjise "Energjia nuk zhduket, por vetem sa ndryshon forme.". Ne nje shikim te dyte, perkoshmeria duket se pershtatet ne menyre perfekte me kete parim te energjise. Energjia qendron ne nje trajte te sajen perkohesisht, me pas merr nje forme tjeter.
E nese nje trajte e energjise eshte e perkohshme, atehere perse perkohshmerine e kemi kaq te veshtire ta pranojme ne jeten tone? Fundja edhe ne nuk jemi gje tjeter vecse nje grumbull i madh energjish te ndryshme. Kjo do te thote qe ashtu si gjert perreth nesh ndryshojne, te njejten gje e bejme edhe ne. Pavaresisht kesaj, duket se kur gjerat perfundojne na lendojne. E njejte jam edhe une. Te shumta kane qene gjerat te cilat kane perfunduar ne keto 21 vitet e mia ne kete jete, e shume te tjera do te perfundojne ne vitet ne vazhdim. Nese do tregohem e sinqerte jam merzitur kur disa shoqeri kane perfunduar, ose kur me eshte dashur te largohem nga vende ne te cilat kisha filluar te hidhja rrenje. Ende vazhdoj ta bej nje gje te tille, por me nje intensitet me te vogel se me pare. Sa here e kap veten time duke u ndjeren jo mire nga perkohshmeria e gjerave, i rikujtoj vetes nje parim te cilin e kam mesuar nga dicka qe nuk e mbaj mend. Gjerat e vjetra largohen per tu lene vendin atyre te rejave.
Fundja, nese nuk do te kishim mundesine qe ne jeten tone te kishim gjera te reja, atehere perse do te na nevojiteshin gjithe ato vite jete? Per cfare do te na duhej te jetonim kaq gjate nese cdo gje do te mbetej e njejte dhe perkoshmeria nuk do e luante rolin e saj?
Comments