top of page

 LLAFE DHE CAJ

Shif e shkruj kur i thojne

Disa shkrime rastesore nga nje person rastesor me jete rastesore. Mire se te na vini!!!

Home: Welcome
Home: Blog2

1 SHTATOR 2020

  • Writer: Aaliyah Ferunaj
    Aaliyah Ferunaj
  • Sep 7, 2020
  • 2 min read

*Do te doja vertet te jepja credits per kete foto, por ka mbi 2 vite qe thjesht ekziston ne icloud-in tim.*


Sa hap e mbyll syte fillon nje stine e re. Sot edhe natyra donte te na i kujtone kete gje duke na dhene nje dite me qiell te vrenjtur. Pavaresisht kesaj ne ende e kemi te planifikuar fundjaven ne te njejten menyre si kemi bere keto kohe; plazh, pishina ose ndonje udhetim ketu afer se aq i kemi mundesite.

Sa hap e mbyll syte nje sezon kalon. E ku shkoi valle? C'bera une? C'bere ti? C'beme ne te gjithe? Ku jemi? Ku po veme? Keto jane pyetjet qe bej cdo nderrim stine e sezoni, sa here qe ndodhem perballe nje siperfaqeje reflektive ose kur ndaloj dhe rrij ne heshtje qofte edhe per me pak se nje sekonde.

Nese po e lexon kete mbase nuk mundesh te me japesh nje pergjigje te mirfillte e mbase as te mjaftueshme per pyetjet qe bera me siper. Nuk te vej dot fajt. Edhe une ndodhem ne te njejten situate si ti.Fundja kjo vere erdhi sa hap e mbyll syte e mbase do ike me pulitjen e rradhes te syve. A thua se asaj i vjen turp te beje te ditur ekzisencen e saj ne kushtet ne te cilat ky realitet na ka vendosur te jetojme.

Sa hap e mbyll syte, pa e ditur e gjetem veten duke u ankuar per nxehtesine dhe driten qe dielli po na i dhuronte aq bujarisht, a thua se po na dhurone cdo copez te tij pa u kursyer. Sa do te donim qe shume njerez te benin nje gje te tille.

Pa e ditur e gjetem veten duke larguar veshjet e renda te stineve te mepparshme, gati-gati ne menyre automatike. A thua se dikush po na komandonte nepermjet disa telave te padukshem.

Pa e ditur e gjetem veten duke u arratisur drejt plazheve, pishinave, liqeneve e lumenjve. A thua se ne ato ujera do te varrosnim te gjitha dyshimet e medyshjet tona.

E mbase kjo vere nuk na ofroi gjithcka qe kemi shpresuar e planifikuar qe nga vera e kaluar. Perse pra habitemi qe kaloi keshtu, me shpejte se sa shpejtesia e drites? A thua se ky sezon ishte thjesht nje mirazh delirant, nje vizion e te gjithe ne kemi qene me ethe.

Po perse cuditemi valle? A thua se te gjithe keto muaj nuk kane kaluar ne te njejten menyre, sa hap e mbyll syte. Me vetem nje pulitje sysh kemi kaluar plot 9 muaj te ketij viti.

Te lutem mos me keqkupto. Nuk po bej nje retrospektive te ketij viti. Eshte ende shume heret per ta bere nje gje te till. Kemi ende edhe 3 muaj per te kaluar.

A thua valle keto muaj te mbetur do kalojne sa te hapim e te mbyllim syte?

Comments


Subscribe Form

Stay up to date

Home: Subscribe
Home: Instagram

Thanks for submitting!

Home: Contact

Subscribe Form

©2020 by Llafe Dhe Caj. Proudly created with Wix.com

bottom of page