28 NENTOR 2020 PRISHTINE
- Aaliyah Ferunaj
- Nov 29, 2020
- 4 min read
Nisa ta shkruaj kete copez duke pire makiaton e pare dhe te vetme te dites ( vlen sa per tre, por gjithsesi) ne nje nga kafet e shumta te Prishtines. Them nisa sepse e di shume mire qe nuk do mundem dot ta perfundoj ketu, pasi per disa minuta do me duhet te leviz ne menyre qe te respektoj oren policore. Gjithsesi, nuk eshte ky thelbi I ketij shkrimi.
Sot Shqiperia festoi plot 108 vite si nje shtet I lire dhe I pavarur. Meqe jemi ketu,: “Gezuar ditelindjen Shqiperi!”
Kete vit festa me e shenjte per kombin tone na gjeti ne nje situate te jashtezakonshme, jo vetem per ne, por per te gjitha kombet e botes. Ne fakt po ta mendojme mire ky eshte viti I dyte rradhazi I cili na gjen ne situate jo shume te volitshme per te festuar. Kujtojme ketu termetin e nentorit vitin e kaluar, nje ngjarje pasojat e se ciles I ndjejme akoma. Gjithsesi, ne serisht e kemi gjetur nje menyre per te gezuar.
Ne fakt nese bejme nje reflektim me te thelle, besoj se te gjithe mund te biem dakord per faktin qe asnjehere nuk kemi qene ne situata te volitshme per te festuar. E kalojme te gjithe vitin duke shfryre se si vendi yne, Shqiperia, nuk behet e kjo ne shumicen e rasteve jo pa te drejte. Ne jemi po ata te cilet mezi presin nje mundesi per tu larguar diku jashte. ( Perfshij ketu edhe veten time) E fundja fundit perse jo?
Gjate perditshmerise sone e veme re sesa pune duhet ende per te permirsuar jo vetem shtetin tone, por edhe shoqerine e ne fund edhe veten tone. Duket sikur nje demoralizim I pergjithshem ka zene vend tek ne. E c’faj ka njeriu I thjeshte kur sa here kane ndryshuar udheheqesit, qeveritaret, format e regjimeve, shpresat se do te behet me mire kane lindur e me kalimin e kohes jane shuar?
Jemi te shpejte te arrijme ne konkluzionin qe ata te cilet jane larguar jane shume here me mire se ne. Nese flasim nga ana materiale shumica prej tyre me shume mundesi po. Po shpirti I tyre ne c’gjende eshte valle?
Shpirti I tyre vertet mund te mos jete I munduar nga te njejtat gjera qe mundojne shpirterat tane, por kjo nuk do te thote qe ata jane ne paqe. Shume prej tyre qe dikur mezi prisnin te largoheshin, mbasi ia dilnin me sukses, tani mezi presin nje mundesi per tu rikthyer. ( Kjo me shume vlen per ata qe kane kaluar nje kohe te konsiderueshme ne shtete te tjera. ) festat e Nentorit e vertetojne me se miri kete. Shqiptaret kudo qe ndodhen, ne cdo qoshe te botes nuk I kursejne postimet dhe gjestet patriotike gjate kesaj kohe. Nese jane me fat, mblidhen se bashku e festojne.
Keshtu pra ne keto 2 dite nga 365 dite ne vit, shqiptaret lejne menjane ankesat dhe mllefin qe kane per vendin e tyre dhe fokusojne vemendjen dhe energjite e tyre ne anen pozitive te gjerave.
Per mua festat e Nentorit nenkuptojne nje fije shprese ne ende e kemi per vendin tone sado te zymta te duken gjerat ne pamje te pare. Aty ku ka nje fije shprese, sado e holle te jete ajo, ka nje arsye per te qene krenar e per te festuar.
2020 ka qene nje vit mjaft I veshtire per te gjithe ne. Kete vit me shume se kurre kishim nevoje per dicka qe te na jepte gezim. Kjo gje u pasqyrua mjaft mire edhe ne rruget e shesheve qendrore ne Prishtine “Nene Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”.

*Pamje nga sheshi "Zahir Pajaziti*
Pavaresisht se asnje aktivitet I mirfillte nuk ishte organizuar per shkak te masave anti-CoVid19, me qindra njerez nuk e humben kete rast per te festuar. Shume prej tyre duke nderuar flamuret e Shqiperise, Kosoves dhe shume te tjere duke nderuar UCK. Nje atmosfere e gezueshme, ndryshe nga ditet e tjera dukej se mbizoteronte ne rruget e Prishtines. Me ne fund njerezit e thjeshte dukej se kishin mundesi per t’iu larguar paksa asaj monotonise mbytese.
*Femije dhe te rritur prane stendave ambulante*
Normalisht cfare binin ne sy ishin edhe forcat policore, ne gatishmeri per tu siguruar qe masat e vendosura nga qeveria ( maskat) po zbatoheshin me perpikmeri. Kjo ishte thuajse per ti mbajtur njerezit me kembe ne toke e per tu kujtuar qe asgje nuk kishte mbaruar. Sigurisht kjo taktike mund te kete funksionuar te te rriturit.
Si ne cdo feste tjeter me te gezuar ishin te vegjlit, te cilet po ashtu ishin te shumte. Ndonese shumica prej tyre mund te mos kishin nje ide shume te qarte se cfare po festonin ata ishin aty per te falur akome edhe me shume pozitivitet e dashuri ne kete dite te shenuar. Ata ishin nje kujtese per ne te rriturit qe pak buzeqeshje dhe pafajesi nuk do na demtonte.
Ne perfundim e vetmja gje qe mund te them eshte: “Gezuar festen!. Kete gje e them duke shpresuar si gjithnje qe vitin tjeter cdo gje do te behet me mire per ne dhe per vendin tone.
Comments