top of page

 LLAFE DHE CAJ

Shif e shkruj kur i thojne

Disa shkrime rastesore nga nje person rastesor me jete rastesore. Mire se te na vini!!!

Home: Welcome
Home: Blog2

8 Mars 2020

  • Writer: Aaliyah Ferunaj
    Aaliyah Ferunaj
  • Mar 8, 2020
  • 3 min read



Pershendetje dhe mire se erdhet serisht goca dhe cuna.


Urime 8 Marsin o goca!!!


( jo po prit nje here se a nuk eshte 8-Marsi dita e nenes, c’lidhje kam une fundja fundit? )


Nje kerkim I thjeshte ne Google tregon qe ne fakt ne fakt ne shqiptaret jemi pak a shume te vetmit qe e kemi kthyer kete dite ne diten e nenes. Me siguri eshte dicka qe ka lidhje me te shkuaren tone si nje vend komunist. Mos harroni, ato kane qene kohera perfekte, kur asnjeri nuk kishte se pse te ankohej ose te protestonin.

Gjithsesi vitet e fundit, sikur eshte perforcuar pak me shume ideja qe 8 Marsi eshte nje dite per te gjitha femrat pavaresisht rolit te tyre ne shoqeri ( nese jane bere nena apo jo ). Kjo perforcohet gjithashtu dhe nga reklamat e shumta qe bizneset e ndryshme bejne. Besoj I keni parasysh uljet qe behen kudo neper dyqane, lokale, bare, restorante, kinema, qendra estetike, klube etj etj? Ah sa bukur !!! Nje parajse e vertete. Nje dite e vetme ne vit kur ne mund te ndihemi sikur kemi kontroll mbi cdo gje. Ne fund te fundit cdo gje eshte bere enkas per ne. Gati per feste goca!!!

Nga ky aspekt e kemi kopjuar shume mire boten perendimore, bravo na qofte. Por kemi ende shume gjera per te permiresuar. Kete e dime te gjithe. Le ti referohemi edhe nje here kerkimeve ne Google, kesaj here me temen “Cfare behet zakonisht ne 8 Mars?”

Shume e shume rezultate do dalin qe tregojne se cfare ndodh ne shume vende te botes. Marshime, protesta dhe demonstrata. Keto jane gjithashtu nje pjese e medaljes ndaj se ciles ne bejme nje vesh shurdh e nje sy qorr. Cfare ndodh ne Shqiperi? Sot ne fakt u organizua nje marshim, por ku ishte valle reklama e madhe neper rrjete sociale? Sa gra dhe vajza morren pjese? Pergjigja per te dyja keto pyetje eshte shume pak, madje aq pak sa as nuk mund te llogaritet. Me perjashtime te disa pankartave mjaft te bukura nuk kishte asgje tjeter. Per mendimin tim si nje vajze e ketij vendi duhet te ishte shume me shume. Fundja a nuk jemi ne qe thuajse cdo dite ne nje moment ose ne nje tjeter e gjejme veten duke u ankuar per pritshmerite qe kjo shoqeri ka per ne? Ankesat neper biseda kafesh nuk do zgjidhin gje. Bravo u qofte atyre vajzave te cilat morren disa nga momente nga koha e tyre per t’iu bashkangjitur kesaj kauze.

Por a duhet pare gjithcka zi? Jo, absolutisht qe jo. Une ne fakt isha nje nga ato vajza qe vendosa qe kete dite duhet te festoj. Jam e mentalitetit qe cdo dite e jetes duhet festuar dhe gezuar per cfare ke arritur deri tani. Ne fund te dites kemi arritur shume gjera te gjitha ne vajzat e ketij vendi, dhe besoj qe kemi potencial per te arritur shume me shume. Por cfare arritjesh duhet te festojme kur ende jetojme ne nje shoqeri patriarkale dhe maskiliste, kur ne lajme ende vazhdojme te degjojme shume e shume raste te krimeve ndaj femres?

Po ta mendosh kemi shume gjera qe femrat kane arritur. Sa femra te sukseshme kemi te cilat kane ndertuar aktivitete te suksesshme, qofte ne biznes, art e kudo tjeter? Pergjigja eshte shume. Nuk jemi me te syrgjynosura, nuk jemi me te nenvlersuara ( dhe kjo fale femrave qe kane marre guximin qe te ndertojne dicka ). Kemi te drejten e votes, te drejten per te vendosur cfare do behet me vendin tone. Kemi te drejten per te ngritur sipermarrjet tona dhe per te pasur sukses ne shume fusha te ndryshme. Kemi te drejten per te vendosur cfare duam te bejme me trupat dhe jetet tona. A duam te behemi mama apo duam te ndjekim karriere? Kjo eshte e gjitha ne duart tona.

Po ka ende fjale qe shpesh here denojne stilin e jetes te nje femre ose te nje tjetre, por une vendos ti shoh keto si mbetje te nje mentaliteti te vjeter. Keto jane mbetje te cilat shume shpejt do pastrohen.

Si femra nuk do jemi asnje here te lira nga paragjykimet dhe kjo jo per shkak te gjinise sone, por per shkak se eshte ne natyren tone si njerez qe te merremi me jeten e tjetrit. Cfare kemi ne ne dore eshte qe te mos u veme re fjaleve qe hidhen lart e poshte dhe te vazhdojme me udhen tone. Fundja, kete gje ka bere edhe cdo njeri qe ka arritur tashme dicka.

Keshtu qe perdoreni kete 8 Mars dhe cdo dite te jetes tuaj per te ngritur zerin ndaj padrejtesive por edhe per te festuar arritjet tuaja.


Edhe dicka te fundit, vajza mos harroni feminismi dhe mbeshtetja ndaj femres fillon nga ju. Keshtu qe mos u perpiqni te krijoni percarje por mbeshtesni njera tjetren. Nese ne nuk e bejme kete gje, atehere asnje tjeter nuk ka per ta bere per ne.

Comments


Subscribe Form

Stay up to date

Home: Subscribe
Home: Instagram

Thanks for submitting!

Home: Contact

Subscribe Form

©2020 by Llafe Dhe Caj. Proudly created with Wix.com

bottom of page