top of page

 LLAFE DHE CAJ

Shif e shkruj kur i thojne

Disa shkrime rastesore nga nje person rastesor me jete rastesore. Mire se te na vini!!!

Home: Welcome
Home: Blog2

BISEDE ME VETEN

  • Writer: Aaliyah Ferunaj
    Aaliyah Ferunaj
  • Aug 31, 2020
  • 2 min read

* VINAGE MIRROR / IMAGE CREDITS: PINTEREST*


Serisht bashke, vetem per vetem. Te them te drejten nje nga frikerat e mia me te medha. Kur ishte hera e fundit qe dicka e tille ndodhi? Mos pyet, sepse eshte a pakuptimte ta besh dicka te tille. Ne asnjehere nuk jemi larguar, gjithnje kemi qene bashke.

Atehere perse nuk kemi folur per nje kohe kaq te gjate? Serisht nuk e di, nuk mundem te te jap nje pergjigje te sakte. Nje nga arsyet besoj ka qene se nuk kam dashur te degjoj frikerat dhe qarravitjet e tua. Per t'iu shmangur ketyre gjerave e kam mbajtur veten gjithnje te zene dhe te rrethuar me njerez, te njohur e te panjohur. Mos te te ngele hatri. Ti e di qe nuk mund ta bej pergjithnje dicka te tille sado te dua une. Dua apo s'dua une te dyja do perfundojme gjithnje se bashku. Keshtu pra, ja ku jemi serisht, vetem per vetem, ashtu si ti do. Te dyja e dime qe eshte koha per te folur.

E c'pret pra? Me jep nje perqafim qe mos te ndjej kete te ftohet qe me kap kur jam vetem. E di qe nuk e meritoj, por dhe ti e di qe kjo nuk eshte e lehte per mua. E kam te thjeshte te bisedoj e mbase pse jo te jap dhe ligjerata nese eshte nevoja, por asnjehere me ty, vetja ime. Harrova, ti nuk flet. Ti vetem mbledh informacione nga une. A nuk te duket paska e padrejte kjo gje? Madje madje, mund te them qe e gjithe kjo nuk eshte vecse nje komedi hyjnore, nga ato qe zoterat e te gjitha koheve e kane shkruajtur dhe dirigjuar vetem per argetimin e tyre egoist. Une vetem vazhdoj dhe flas, por pergjigje nuk marr, te pakten jo ne ate forme qe jam mesuar une.

Subkonshienca ime eshte thuajse e rrenuar. Ne keto dite madje shpesh here vej ne pikepyetje ekzistencen e saj.

Besoj se pak nga pak te kam humbur vetja ime apo jo? A jam valle ne ate rruge?

E di qe ashtu duket, por jo nuk te kam harruar. Jam perpjekur te te flas, qofte edhe ato 5 minuta ne mengjes dhe ne darke kur une ndodhem perballe pasqyres. Ti me ke degjuar apo jo? Kur ndodhem perballe pasqyres zere se ndodhem para teje apo jo?

Tani qe e mendoj me mire, nuk kam frike nga ty vetja ime. Kam frike qe nje dite kur te ndodhem balle per balle teje dhe te flasim ashtu sic po bejme tani, une te mos te te njoh ty dhe ti mos te me njohesh mua. A nuk eshte kjo e ngjashme me nje skenar filmi horror?

Une do perpiqem mos te te harroj vetja ime, por dhe ti te lutem bej te njejten gje per mua

Comments


Subscribe Form

Stay up to date

Home: Subscribe
Home: Instagram

Thanks for submitting!

Home: Contact

Subscribe Form

©2020 by Llafe Dhe Caj. Proudly created with Wix.com

bottom of page