FRIKA
- Aaliyah Ferunaj
- Aug 15, 2020
- 3 min read

Photo by Aarón Blanco Tejedor on Unsplash
Frike (emer), ndjenje negative ne nje situate te rrezikshme, kur dicka e keqe mund te ndodhe, ose kur dicka e caktuar te frikeson. - Oxford Dictionary ( fjalori I Oksfordit ).
Te gjithe e dime qe ne kete fjalor mund te gjejme perkufizime te sakta per cdo fjale te gjuhes angleze, madje edhe fjale, per ekzistencen e te cilave ne as nuk jemi ne dijeni. Por atehere pse per kete fjale nuk kemi nje perkufizim me te sakte dhe konkret? Ne fund te fundit ky fjalor eshte I shkruar nga njerezit. Do te doja shume te takoja nje njeri qe do me jepte nje perkufizim ekzakt te kesaj fjale.
E si mund ta shpjegojme kete ndjesi kur as nuk e dime se cfare na I shkakton? Po, pikerisht ne kete moment ti qe e lexove kete pyetje me siguri qe je duke listuar ne mendjen tende te gjitha gjerat qe te friksojne. Sa jane 1, 10, 100 apo 1000? As vet nuk e di apo jo?
Frika per mua eshte nje nga ndjenjat me abstrakte. Personalisht nuk mundem ti jap dot nje perkufizim. Kur ulem e mendoj shoh qe lista e gjerave qe me frikesojne eshte e gjate, shume e gjate, por asnjehere njesoj. Ah po, besoj qe e di, e kam nje ide si une vete mund ta perkufizoj friken. Frika per mua eshte si ai lemshi ne fyt dhe ai tjetri ne stomak qe te mblidhen here pas here dhe shkaktaret e tyre, jane edhe shkaktaret e frikes sime. Gjithashtu di te them qe ato asnjehere nuk kane qene te njejta. Sic kam ndryshuar une gjat ketyre viteve ashtu kane ndryshuar edhe cfare me krion mua lemshet ne fyt e stomak. Disa jane hequr nga lista e disa jane shtuar.
Nese dikush do me pyeste ne klase te pare atehere frika ime me e madhe ishte te verbohesha. Dicka qe jo shume veta e dine rreth meje eshte se une kam vendosur syze qe ne klase te pare, pra nder personat moshatare me mua qe njihja, une isha e para qe I kisha vendosur. Gjithashtu nuk mund te leme pa permendur faktin qe njohurite e mia mjekesore ne ate moshe linin shume per te deshiruar. Ndoshta tashme duket si dicka absurde fakti qe une kam pasur nje frike te tille, por ne ate moshe, ishte gjeja qe me tmerronte me shume. Ndoshta nuk eshte edhe aq absurde sepse besoj se secili prej nesh ne ate moshe ka pasur frike nga dicka qe nuk duhej te kishte.
Shpesh here mendoj qe frika vjen nga mungesa e informacionit rreth dickaje te caktuar. Kjo eshte edhe arsyeja pse shume prej nesh frikesohen nga gjera qe mund te ndodhin ne te ardhmen, ose nga gjera te cilat nuk I kane provuar me pare.
Nje person I mesuar gjithnje me njerez rreth vetes frikesohet nga te qendruarit vetem, kjo per shkak se nuk e ka bere me pare nje gje te tille. Keta jane ata personat te cilet perdorin njerez te tjere per ti hutuar sado pak nga ajo cfare po ndodh brenda kokes se tyre. E kush mund ti fajsoje? Te jesh vetem brenda mendjes tende eshte dicka e frikshme.
Kur nje person nuk e di ende se c’do te beje me jeten e tij frikesohet nga e ardhmja, kjo per shkak se para tij/saj ekzistojne nje infinit mundesish te panjohura per ta. Keta jane personat te cilet kane frike te vendosin per dicka ose te ndermarrin rreziqe. E kush mund ti fajsoje? Te mos kesh siguri ne hapat e tua eshte dicka e frikshme.
Kur nje person nuk ndjehet I arrire me veten e tij/saj frikesohet nga mundesia qe ata mund ti zhgenjejne te tjeret. Keta jane personat te cilet lejne pas dore veten e tyre vetem qe te tjeret mos te ndihen te lene pas dore prej tyre. E kush mund ti fajsoje? Te mos ndihesh krenar dhe I kenaqur per dicka tenden eshte dicka e frikshme.
Kjo liste mund ta vazhdoje deri ne infinit.
Ka shume here ne te cilat frika shfaqet dhe na pershendet. Ajo eshte nje shoqeruese e heshtur ne jetet tona. Ajo qendron krah nesh ne cdo caste, here e zbehur dhe here intense. Nuk e besoj se frika largohet ndonje here.
Per aq kohe sa ne ende nuk kemi nje menyre per te ditur se c’do ndodhi ne te ardhme, gjithnje do te kemi ndjenjen e frikes, aty, besnike krah nesh.
Comments