Hajt se fillum
- Aaliyah Ferunaj
- Jan 10, 2020
- 1 min read

Pershendetje o njerez te bukur dhe mire se erdhet edhe ketu. Jam mese e sigurt qe arsyeja se pse jeni ketu eshte pikerisht sepse per nje arsye ose tjetren me keni ne instagram dhe une ju thashe qe te kalonit nje here nga kjo zone sa per te thene. Fundja fundit, pse jo.
Atehere le te fillojme. Po nga tja fillojme se? Ta bej nje prezantim te vetes? JOOO!!!! Shume po shume klishe, po shume fare ama.
Po cfare te bej atehere? Po tregohem e sinqerte, nuk e di. Keshtu eshte kur i ben gjerat in a spur of the moment ( sic i thojne anglishtfolesit ). Jo po seriozisht domethene duhet ta kisha bere nje plan, po nejse me qene se e nisem, hajd ta betisim ( apo nuk shkruhet keshtu kjo fjala?)
E morra mesimin, posti tjeter ketu do jete i planifikuar fill e per pe, ne cdo detaj te mundshem. Ne fakt kam filluar ta planifikoj qe tani.
ok ok po iki. rrofshi qe erdhet dhe ju pres serisht per vizite tjeter kur te jete rasti serisht.
Hajt dashuri dhe energji pozitive per te gjithe.
Comments