Janar 2020
- Aaliyah Ferunaj
- Jan 28, 2020
- 2 min read

"Kjo si foto eshte bere dhe edituar qe ne prill te 2016, por qe e vendosa mqs kete muaj thjesht nuk kisha pasur fare kohe per tu marre me gjera te tjera. Cardiff Castle "
Ende nuk jam ambjentuar me idene qe jemi ne nje vit dhe ne nje dekade te re. Ne fakt edhe kur shkruajta titullin e ketij postimi isha shume afer qe te shenoja 2019. Por qe gjithsesi kemi hyre tashme ne nje vit te ri. Tani jemi ne gjysem te janarit. Me shume siguri ne momentin qe une do ta publikoj kete postim do kemi kaluar diku ke 10 diteshi i fundit i ketij muaji. Ne fakt kjo shtyrja e projekteve dhe gjerave qe une dua te bej eshte pikerisht dicka qe ne listen time te New Year's Resolution thuhet qe duhet te eliminohet ose te pakten te pakten, te pakesohet.
Me qene se mberritem ne kete teme, si po me shkojne gjerat me kete liste do thoni ju. Epo po tregohem e sinqerte. Ky eshte i pari vit qe une nuk e kam bere nje liste te tille. Po perse? Mbase sepse e njoh mjaft mire veten time dhe e di qe ajo liste nuk do plotesohet kurre. Deri nga vera me shume siguri une madje do kem harruar edhe qe e kam bere nje liste te tille.
Keshtu qe perse ta harxhoj kohen time kot? Ne vend te kesaj une vendosa qe 2020 do jete pikerisht viti qe une do kap cdo mundesi qe me jepet, por qe gjithashtu do realizoj edhe cdo ide projekti qe kam pasur ne 2019. ( Ky blogu eshte nje prej tyre meqe ra muhabeti. )
Atehere natyrshem lind pyetja. Si e kam nisur une kete vit? Cfare kam bere deri tani? Ne pamje te pare mbase asgje. Por gjerat fillojne qe nga ato zakonet e vogla te pernatshme para gjumit. Kam filluar qe mos te anashkaloj asnje hap te rutines time para se te flej. Gjithashtu jam duke marre hapa me konkrete per te finalizuar disa ceshtje pezull qe nga viti i kaluar.
Po per me vone c'do bej une? Epo .... Te them te drejten nuk e di. Nuk kam bere ndonje plan. E kam vendosur qe 2020 do jete viti qe une nuk bej plane sepse asnjehere nuk dihet se cfare mund te ndodhe dhe keto plane deshtojne. Gjithashtu a ka menduar ndonjehere ndonjeri dhe te shohe pak sa mundesi ka hedhur tutje duke u perqendruar vetem ne nje dicka specifike?
留言