VETJA
- Aaliyah Ferunaj
- Apr 23, 2020
- 3 min read

Pershendetje. Si je? Kjo eshte pyetja qe gjithmone bejme, pyetja qe fillon thuajse cdo bisede te mundshme. Valle sa here ne pyesim sepse duam te dime me te vertete se si eshte tjetri? Kjo pyetje tashme eshte shnderruar ne nje fraze thuajse pa asnje kuptim. Nuk eshte asgje me shume sesa nje pershendetje e thjeshte.
Por a duhet te jete keshtu? Gjithmone themi qe fjalet jane arma me e fuqishme qe njeriu ka. Atehere perse nuk u japim fuqine e duhur fjaleve dhe fjalive te duhura? Nga se kemi frike? Deri me tani kemi jetuar nje jete te shpejte, ne te cilen nuk kemi kohe per asgje. Aq shume kemi qene te konsumuar nga veprimtari te ndryshme saqe nuk na kishte ngelur me mundesia qe me te vertete te pyesnim dike “Si je?” dhe te donim te degjonim nje pergjigje te sinqerte. Nuk e kishim me mundesine qe kur na pyesnin “Si je?” te jepnim nje pergjigje te sinqerte.
Papritmas cdo gje ndryshoi. Asnje nuk ishte I pergatitur. E kush nga ne valle do ta kishte menduar qe ditet e shpejta te javes te ktheheshin ne dite te avashta? Kush do ta kishte menduar qe mbremjet e zhurmshme te fundjaves do te ktheheshin ne mbremje te heshtura? Rruget te cilat dikur gelonin nga njerez te cilet nxitimthi takonin njeri-tjetrin tashme jane te zbrazura. Nuk kemi me ke te pyesim “Si je?” vetem se ashtu e duan normat e mirsjelljes ne shoqeri. Nuk kemi me ke te na pyesi “Si je?” vetem se ashtu e duan normat e mirsjelljes ne shoqeri.
Gjithsesi zakonet zor se harrohen. Dikujt duhet ti themi “Si je?” dhe nga dikush duhet ta degjojme “Si je?”. Nuk kemi askend tjeter keshtu qe duhet te fillojme ta bejme vetes kete pyetje dhe nga vetja duhet ta degjojme. Fundja fundit kur ishte hera e fundit kur ne kemi bere dicka realisht te dobishme per veten? Me siguri pergjigja eshte: “Para shume kohesh.”
Ta mendosh, eshte mekat sesa pas dore shpesh here e lejme personin me te rendesishem, VETEN. VETJA eshte cfare gezohet vertet me ne. VETJA eshte cfare trishtohet bashke me ne. VETJA eshte cfare na inkurajon, na jep shtyse per te vazhduar perpara dhe po VETJA eshte cfare na jep shpesh here kritikat me te ashpra. Eshte gjithashtu VETJA qe na jep lavderimet dhe mburrjet me te medha. Dhe pavaresisht te gjitha ketyre gjerave sa pak vemendje I kushtojme VETES.
Ne nje fare menyre them se e gjithe cfare po ndodh eshte thirrje e asaj qe mendon per te gjithe ne NATYRES ( ose universi, gjithesia, zoti mund te vendosni ne kete fjali cdo fjale qe te ben te mendosh se nje fuqi me e madhe po kujdeset per ty ) qe te ndalojme pak dhe te rikthehemi te VETJA. Kjo karantine shume prej nesh I ka bere te zbulojne aftesi te ndryshme te cilat mendonim qe nuk I kishim ose qe thjesht nuk I vleresonim sa duhet. Dikush pse jo mund te kete filluar dicka te re. E gjitha kjo vjen vetem per nje arsye qe eshte eksplorimi I VETES. Sa shume gjera VETJA jone ka ditur dhe nuk ja kemi vene veshin.
Po ata persona te cilet nuk kane pasur mundesine te bejne dicka produktive gjate kesaj karantine? Ata po ashtu po e degjojne VETEN. Ata po perpiqen te kuptojne sesi ndihet dhe si mendon VETJA e tyre. Mbase disa nuk e kane bere shume here kete gje. Per disa mund te jete edhe hera e pare pas shume kohesh qe e bejne nje gje te tille.
Mbase kur e gjithe kjo te perfundoje te gjithe do ta njohim pak me mire VETEN dhe per rrjedhoje pyetja “Si je?” do te mbarte me shume kuptim dhe do te dijme t’ua bejme si duhet te tjerve. Mbase do te mundemi te kuptojme qe nuk ka asgje te gabuar nese ndalojme per nje cast dhe pyesim VETEN “Si je?”.
Comments