Vitet qe kalojne apo ngjarjet qe ndodhin?
- Aaliyah Ferunaj
- Mar 20, 2020
- 5 min read

Pershendetje njerez. Si jeni?
Me te vertete do te doja qe tani te ishim ne kushte te tjera dhe jo ne keto qe jemi. Gjithsesi, ky nuk do te jete nje tjeter shkrim per karantinen ose per virusin, pa merak.Sot do te flas ( ok do te shkruaj por gjithsesi e njejta gje mbetet ) per nje dicka qe ne si brez na ndodh gjithmone.
Do te doja t’ju pyesja dicka shume te thjeshte. Sa here keni degjuar t’ju thone: Pusho se je me I/e vogel se une! Kam kaluar shume gjera me shume se ty ne jete. Besoj se pergjigja e shumices derrmuese do te jete: SHUME HERE. Mos ta mohojme. Ekziston dicka qe quhet lufta e brezave. Shpesh here ne mund te mos e veme re dhe shume here te tjera ne vete behemi pjese e saj.
Nuk para me pelqen te referohem ne tekstet e kengeve shqiptare, por per hir te argumentit kesaj here po e bej. Besoj te gjithe e kemi parasysh ate kengen e Ledrit ku ai thote: “Rritesh me ngjarje, e jo me ditelindje.” Me te vertete qe eshte nje nga shprehjet me te sakta per sa I perket kesaj ”lufte brezash”. Sa e sa here na ka ndodhur qe te jemi ndeshur me persona me te medhenj se ne, por me nje sjellje sikur te ishin me te vegjel? Mbaj mend kur isha e vogel dhe shihja persona te cilet mund te ishin 25 vjec ose me shume dhe ne syte e mi mbanin shume autoritet. Thoja: “Po. Pikerisht keshtu duket nje person I rritur.” Tani qe jam rritur paksa shoh shume persona te cilet kane arritur nje fare moshe, por qe ende sillen sikur jane ende te vegjel. Keta jane personat te cilet per te fituar nje diskutim perdorin argumentin e moshes.
Me lejoni t’iu tregoj nje rast timin personal qe ka ndodhur jo me shume se 2 muaj me pare. Une punoja ne nje restorant ku po une isha ajo qe ishte ne moshe me te vogel. Shpesh here me ndodhte qe te hyja ne diskutime me nje person I cili faktin e moshes e perdorte si as nen menge. “Je shume e vogel. Me degjo mua se kam kaluar shume gjera ne jete. Eshte keshtu sic them une.” Keto ishin fjalite e tij, kur ai thjesht nuk mundej me te gjente argumenta te tjera per te fituar debatin. Me keto fjali ai perpiqej te tregonte qe ishte superior ndaj meje. E pse ishte ai superior? Thjesht sepse kishte lindur disa vite me para meje. Ok, une me te vertete mbase nuk jam personi me I pjekur ose me e zgjuara per moshen qe kam dhe as nuk pretendoj te jem. Gjithsesi, ku e di ai person ose tjetri se cfare kam kaluar une ne jete?
Vendosa ta ndaja kete rast me ju sepse jam mese e sigurte qe edhe ti qe po e lexon kete postim je gjendur ne nje situate te tille. Dikush eshte perpjekur te te mbylle gojen duke permendur moshen si argument. A thua se vetem mosha eshte ajo qe vlen?
Ok, po I anashkaloj rastet personale sepse shume gjera jane subjektive. Le te kalojme dhe flasim per nje rast te pergjithshem, nje rast qe e kemi deshmuar te gjithe kohet e fundit. E di qe ju premtova qe nuk do flisja per situaten ne te cilen ndodhemi, por me duhet ta bej per hir te argumentit.
Jemi ne nje situate qe shkurt, shqip, paster asnjerit nuk I lejohet per te dale nga shtepia ( me perjashtim te ndonje emergjence ose nevoje personale ). Besoj se te gjithe e keni vene re qe shumica derrmuese qe dalin jane pikerisht te moshuarit. Ne te rinjte duhet te rijme ne shtepi per te mbrojtur fillimisht veten po, por edhe te moshuarit sepse te ta gjendja nese preken nga ky virus do jete me e rende. Ne, te rinjte po e permbushim pjesen tone, po te moshuarit c’po bejne? Ata I sheh duke dal neper grupe, duke u mbledhur neper parqet e qyteteve dhe duke vazhduar a thua se cdo gje eshte ne rregull. Dhe pastaj thojne qe jane te rinjte ata qe nuk rrijne dot pa dal.
Sa here ne jemi ndeshur me gjykimin qe ne dijme vetem kafene dhe klube nate? Mbase eshte e vertete per disa prej nesh ose per shumicen prej nesh, por ne disa situata si kjo ne te cilen ne ndodhemi tani, mesa duket dime ta menaxhojme mjaft mire nevojen per te ndejtur me shoqerine tone. Po tregojme pergjegjshmeri, ndryshe nga ata te cilet shpesh here na gjykojne per moshen tone.
Mos me keqkuptoni. Ka dhe plot te rinj te cilet duket sikur nuk ja vene veshin masave qe jane marre, ashtu sic jane edhe plot te moshuar te cilet I ndjekin me rreptesi udhezimet qe na jane dhene.
Ja po e lejme edhe kete shembull. Kam serisht nje pyetje per ju. Revolucionet me te medha qofte si ne vendin tone qofte ne vendet e tjera, kush I ka nisur? Besoj se jeni dakord me mua nqs do ju thoja qe kane qene pikerisht te rinjte te cilet e kane bere kete gje. Duke qene se ky fakt zakonisht anashkalohet sa here keni pare qe ne momentin qe nje I / e re tenton te merret me politike ose me ndonje kauze tjeter shumica e shoqerise tone e percmon. Argumenti qe perdoret serisht, mbetet I njejte. “Po ku di gje ai/ajo? Eshte shume I/e re per te marre vesh nga keto gjera.”
E cfare zgjidhjeje na mbetet ne? Edhe nese do te donim te fillonim dicka vete ose te mbeshtesim publikisht nje kauze, cilado qofte ajo, shoqeria e vendit ne te cilin jetojme, do te perdori moshen si gjene e pare per te na mbyllur gojen.
Por gjithsesi a jemi dhe vete ne aq te pafajshem? Absolutisht qe jo. Nje pjese e madhe e rinise sone, po eshte e vertete qe nuk eshte asgje me shume sesa steriotipi qe na eshte dhene te gjitheve. Mbase, mbase dhe jane, por nuk e tregojne. Pikerisht ketu qendron problemi. Shumica jone ( po perfshij edhe veten per shume gjera ) lejon kete shoqeri te na diktoje ne shume gjera dhe nuk po flas vetem per gjerat mundane te dite per ditshme, por edhe nese duam te krijojme dicka, qofte kjo art, sipermarrje ose pse jo publikisht te mbeshtesim kauza ne te cilat besojme ( qofshin politike ose sociale ).
Fundja e fundit kot nuk thojne qe e ardhmja e nje shteti varet nga rinia. Rrjedhimisht edhe e ardhmja jone varet nga vete ne. Po cfare te ardhme kemi ne nese kemi frike te bejme dicka ose tregohemi menefregiste ndaj gjerave qe na rrethojne?
Comentarios